RTSH pret vizitorë të veçantë, fëmijët vizitë në ambientet e medias publike

Radio Televizioni Shqiptar pati mysafirë të veçantë, fëmijët e kopshteve të Tiranës të cilët vizituan ambientet e medias publike. Të surprizuar nga gjithçka që ndodh pas kamerave, nga televizioni që u sjell më afër serialet e tyre te preferuara shumë prej tyre patën dëshirë të improvizonin.
Fëmijët patën mundësinë të përftonin nga afër ndjesi të veçanta, secili duke e parë në mënyrën e tij. Ata panë disa nga studiot kryesore ku zhvillohen emisionet dhe të gjithë teknikën që vihet në dispozicion gjatë transmetimit.
Plot kërshëri dhe entuziazëm, hapat e tyre ndaluan në një tjetër studio të Radio Tiranës, ku ndoqën nga afër transmetimin live të emisioneve.
Magjia e afrisë me të padukshmen nga ekrani shpesh shoqërohej edhe me habi dhe emocion nga ana e të vegjëlve.
/RTSH/