E Shtunë, 31 Tetor 2026

RTV Ora News dhe IPR Marketing, sondazhe e Exit polls për zgjedhjet

Kur temperatura politike është rritur ndjeshëm dhe rezultati i 23 Qershorit mban mbërthyer të gjithë shqiptarët, RTV Ora News në bashkëpunim me IPR Marketing do të organizojë 4 sondazhe çdo dy javë duke filluar nga ditët e para të muajit Maj dhe 4 Exit poll rajonale dhe 1 kombëtar ditën e zgjedhjeve.

Kjo është hera e dytë pas zgjedhjeve të 2009-ës që “Ora News” sjell në Shqipëri kompaninë e njohur italiane IPR Marketing për të publikuar sondazhet që do të shpallin fituesit e mundshëm të zgjedhjeve.

Kush fiton në 23 Qershor, koalicioni i majtë apo i djathtë? Këtë ua thonë vetëm sondazhet e Ora News…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›