E Diel, 1 Nëntor 2026

RUMANI – Parlamenti rrëzon kandidatin e tretë për kryeministër dhe zgjat krizën politike

BUKURESHT, 30 shtator /ATSH-AFP/- Parlamenti rumun hodhi poshtë sot edhe kandidaturën e tretë për postin e kryeministrit, atë të liberalit pro evropian, Siegfried Mureșan duke zgjatur krizën politike në vend.

Muresan mori vetëm 182 vota në Parlament, ndërsa për miratimin e qeverisë së tij nevojiteshin 233 vota.

Dështimi i tij e thellon ngërçin politik dhe rikthen në skenë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Këto zgjedhje kërkohen veçanërisht nga e djathta ekstreme, e cila sipas sondazheve të fundit renditet në krye të mbështetjes elektorale.

Situata pritet të mbetet e paqartë derisa forcat politike të gjejnë një marrëveshje për formimin e një qeverie të re.

Kriza po ushtron presion të shtuar mbi partitë pro evropiane për të siguruar një shumicë parlamentare dhe për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm politik./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›