E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

RUSI – Putin: E vlerësoj iniciativën e Trumpit për paqe me Ukrainën

MOSKË, 13 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin falënderoi presidentin amerikan, Donald Trump për iniciativën e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Putin foli pozitivisht në një konferencë shtypi në Moskë për ndërprerjen e armiqësive, por tha se ”nevojitet një paqe e qëndrueshme”.

“Ne jemi dakord me propozimet për t’i dhënë fund armiqësive, por ne besojmë se armëpushimi duhet të çojë në paqe të qëndrueshme”, theksoi ai.

Lidhur me propozimin e SHBA-së për një armëpushim 30-ditor, ai tha se ”duhet të sqarohet çështja e trupave ukrainase në rajonin e Kurskut”.

Rusia ishte gjithashtu e interesuar për t’i dhënë fund konfliktit përmes mjeteve paqësore, megjithatë mbetën pyetje se si të monitorohej një armëpushim”, shtoi Putin./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›