E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

RUSI – Putin miraton dekretin për përditësimin e doktrinës bërthamore

MOSKË, 19 nëntor /ATSH-ANSA/ – Presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar dekretin për përditësimin e doktrinës bërthamore të Rusisë.

Rusia gjithashtu do të jetë në gjendje të japë një përgjigje bërthamore ndaj sulmeve jobërthamore nga Ukraina me përdorimin e raketave të furnizuara nga vendet perëndimore.

Ndërsa ministria ruse e Mbrojtjes raporton se mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar pesë raketa amerikane ATACMS mbi rajonin e Bryanskit, në kufi me Ukrainën, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov akuzon Ukrainën dhe Perëndimin se “dëshirojnë një përshkallëzim”.

”Po, është përmendur edhe përditësimi i doktrinës bërthamore”, u përgjigj zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pyetjes të gazetarëve mbi një aspekt të doktrinës së re bërthamore që konsideron sulmet nga vendet jobërthamore, por me mbështetjen e vendeve bërthamore, si kërcënime për sovranitetin e Rusisë.

Presidenti ukrainas Voldodymyr Zelensky në vend të kësaj denoncon heshtjen totale me të cilën G20 përshëndeti rishikimin e doktrinës bërthamore të shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin.

”Sot, takimi i vendeve të G20 në Brazil nuk tha asgjë për zgjerimin e mundësive të përdorimit të armëve atomike nga ana e Moskës”, tha Zelensky gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Kiev, duke nënvizuar mungesën e një ”force strategjike të këtyre vendeve”.

Rusia do të jetë në gjendje të përdorë armët bërthamore si një “mjet të fundit për të mbrojtur sovranitetin e vendit” nëse kërcënohet nga një sulm me armë bërthamore ose konvencionale.

Këtë e parashikon doktrina e re bërthamore e shpallur sot nga presidenti Vladimir Putin.

Vendimi për përdorimin e tyre i takon presidentit.

”Rusia nuk do t’i japë fund të ashtuquajturit operacion ushtarak special në Ukrainë derisa të arrihen të gjitha objektivat e saj”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›