E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kryemadhi mendon largimin nga politika: Nuk kam dëshirë për të kandiduar

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, prej shumë vitesh aktive në jetën politikë të vendit, ka deklaruar se po mendon largimin nga politika.

Pas seancës ne Gjykatën e Posaçme të Apelit, e cila e la në “detyrim paraqitje”, deputetja tha para gazetarëve, se nuk mendon se do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 2025.

“Nuk merrem më me politikë, por do të merrem me sensibilizimin e opinionit publik për sa i përket manipulimit, kundër luftës së tretë botërore, që është fake news. Fake News nuk është më në media, por edhe në sistemin e drejtësisë.

Për momentin nuk e kam ndarë mendjen, nuk kam dëshirë për të kandiduar, por do të bëj çdo gjë që të mos kandidojnë njerëzit e paduhur”- tha Kryemadhi.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›