RUSI – Putin paralajmëron sulme hakmarrëse ndaj logjistikës ukrainase

MOSKË, 22 gusht /ATSH – ANSA/ – Forcat e armatosura ruse do të ndërmarrin së shpejti sulme hakmarrëse ndaj logjistikës ukrainase., deklaroi presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë për agjencinë e lajmeve Vesti.
“Doni të ndërprisni logjistikën tonë? Mirë, atëherë masat hakmarrëse nuk do të vonojnë”, tha Putin.
Deklarata e tij vjen pasi Kievi goditi magazinat e kompanive ruse të tregtisë elektronike. /os/