E Diel, 1 Nëntor 2026

Gonxhja ndan pamje nga ceremonia e hapjes së Lojërave Mesdhetare Taranto 2026

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare Taranto 2026.

“Në ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, në mbështetje të Team Albania dhe sportistëve tanë që përfaqësojnë me krenari Shqipërinë në këtë ngjarje të rëndësishme sportive”, shkruan ai.

Gonxhja shprehet krenar për ngjyrat kuqezi dhe për çdo sportist që, me përkushtim, pasion dhe shpirt gare, ngre lart emrin e Shqipërisë.

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” mbledhin në Itali sportistë nga vendet e rajonit mesdhetar.

Shqipëria përfaqësohet me një delegacion prej 72 sportistësh, më i madhi në historinë e pjesëmarrjeve shqiptare në këtë aktivitet ndërkombëtar.

/m.q/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›