RUSI – Putini kërcënon se do të përgjigjet ndaj planeve të SHBA-se për të dislokuar raketa në Gjermani

MOSKË, 28 korrik /ATSH-DPA/- Presidenti rus Vladimir Putin lëshoi një paralajmërim në përgjigje të dislokimit së planifikuar të raketave amerikane në Gjermani deri në vitin 2026, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.
Deklarata e tij erdhi gjatë një parade detare sot në Shën Peterburg, e cila shfaqi dhjetëra anije luftarake.
Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) që ndalon këto armë nuk zbatohet më që kur SHBA-ja u tërhoq në 2019.
Sipas Putinit, Rusia kishte vendosur më herët një moratorium duke vazhduar t’i përmbahej marrëveshjeve. SHBA-ja – nga ana tjetër – është ankuar prej kohësh për shkeljet e traktatit nga Moska.
“Nëse planet zbatohen, Rusia nuk do të ndihet më e përkushtuar ndaj ndalimit të mëparshëm të armëve bërthamore me rreze të mesme veprimi me bazë tokësore”, tha Putin.
“Infrastruktura shtetërore, ushtarake dhe objektet e rëndësishme industriale mund të goditen – në këtë mënyrë – brenda 10 minutash”, shtoi ai.
“Rusia do të përgjigjet në mënyrë proporcionale. Luftanijet ruse gjithashtu mund të pajisen me raketa si përgjigje”, tha Putin.
Në një shpjegim të planeve të stacionimit, Forcat e Armatosura Gjermane thanë se Rusia ka vendosur raketa bërthamore Iskander në rajonin e Kaliningradit, ndër të tjera, dhe gjithashtu mund të shënjestrojë qytetet gjermane me raketat e saj me rreze të mesme veprimi.
“Planet janë një përgjigje dhe shërbejnë si parandalues”, tha ai.
Ndër armët amerikane për Gjermaninë janë raketat e lundrimit Tomahawk, të cilat teknikisht janë të afta të pajisen me koka bërthamore, raketa kundërajrore SM-6 dhe armë hipersonike të zhvilluara së fundi.//a.i/