SHBA – Fushata e Harris mbledh 200 milionë dollarë që nga tërheqja e Biden

UASHINGTON, 28 korrik /ATSH-DPA/- Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris ka mbledhur 200 milionë dollarë gjatë nje javë – që kur u bë kandidate në garën presidenciale 2024.
Ekipi i Harris e shpalli shumën si një “rekord” që ishte një dëshmi e mbështetjes së jashtëzakonshme për të – në mesin e demokratëve.
Ai tha se dy të tretat e kontributeve të bëra javën e kaluar – ishin nga donatorët për herë të parë.
Presidenti Joe Biden mbështeti menjëherë Harrisin pasi njoftoi të dielën e kaluar se ai do të tërhiqej nga gara presidenciale – për shkak të shqetësimeve se ai nuk mund të mposhtte rivalin republikan Donald Trump.
Harris mori mbështetjen e shumicës së delegatëve të konventës demokrate, të cilët do të votojnë nëse do ta bëjnë atë kandidate zyrtare të partisë. Ajo nuk është përballur me ndonjë rival të madh. //a.i/