E Enjte, 5 Nëntor 2026

RUSI – Sulmi nga dronët ukrainas shkakton zjarr masiv në një bazë ushtarake

MOSKË, 22 gusht /ATSH-DPA/ – Një sulm ukrainas me dron gjatë natës shkaktoi një zjarr masiv në një bazë ushtarake në Rusinë jugore, deklaroi një guvernator rajonal.

Andrey Bocharov, guvernatori i rajonit të Volgogradit, tha se mbrojtja ajrore zmbrapsi shumicën e avionëve pa pilot, por një dron i rrëzuar shkaktoi zjarr.

Guvernatori tha se ambientet e një lokacioni ushtarak u goditën, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Blogerët rusë të luftës thanë se objektivi ishte baza ajrore Marinovka, e vendosur rreth 45 kilometra nga kryeqyteti rajonal Volgograd.

Trafiku ajror u kufizua përkohësisht në aeroportin civil të Volgogradit për shkak të rrezikut të paraqitur nga dronët. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›