E Diel, 1 Nëntor 2026

RUSI – Ukraina lëshon mbi 600 dronë drejt Moskës

MOSKË, 22 tetor /ATSH – ANSA/  – Mbi 600 dronë u lëshuan gjatë natës drejt Moskës dhe rajonit përreth, ndërsa shumica e tyre u neutralizuan nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore në zonat periferike.

Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku i Moskës, Sergej Sobianin, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

“Gjatë periudhës nga ora 20:30 e datës 21 tetor deri në orën 04:00 të datës 22 tetor, 630 dronë u drejtuan drejt rajonit të Moskës”, deklaroi Sobianin.

Sipas të dhënave të raportuara nga autoritetet ruse, sulmi shkaktoi dy të plagosur. Shumica e dronëve u neutralizuan nga mbrojtja ajrore në zonat periferike të kryeqytetit.

Informacioni mbi sulmin është bërë publik nga autoritetet ruse dhe është raportuar nga agjencia TASS. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›