E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ra aksidentalisht nga karroceria e një zetori, humb jetën 69-vjeçari në Korçë

Një 69-vjeçar ka humbur jetën këtë të diel në qytetin e Korçës.

69-vjeçari ra aksidentalisht nga karroceria e një zetori. Si pasojë e plagëve të marra i moshuari ka ndërruar jetë në spital.

“Rreth orës 14:30, në urgjencën e Spitalit Korçë, është dërguar nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetsore shtetasi F. Xh., rreth 69 vjeç, i cili dyshoheh se ka rënë aksidentalisht nga karroceria e një zetori.

Si pasojë e plagëve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë më spital.

Drejtuesi i mjetit shtetasi B. M., 26 vjeç, po shoqërohen për në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. Gjithashtu mjeti tip zetor është bllokuar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rethana të rastit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›