E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ Ky është 68-vjeçari që u gjend i vdekur në banesë në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme, pasi një 68-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen “10 Korriku”.

Burime bëjnë me dije se policia pasi ka hyrë në banesën e 68-vjeçarit Bashkim Durmishi e ka gjetur këtë të fundit të zhveshur dhe pajetë.

Pas kqyrjes fillestare janë vënë re shenja dhune në nofull.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 19:02, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi B.D., 68 vjeç.

Paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›