E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ra aksidentalisht nga pallati ku po punonte/ Niset me urgjencë në spital 26-vjeçari

Një 26-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga pallati ku po punonte.

Policia bën me dije se i riu me iniciale E.H ka marrë dëmtime dhe është nisur me urgjencë për në spital.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.05.2023, në rrugën “Besnik Hidri”, në një pallat në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi E. H., 26 vjeç.

Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›