E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radcliffe do të debutojë në Broadway

Aktori i Harry Potter, Daniel Radcliffe do të debutojë në Broadway në vitin 2011, duke risjellë me një musical shfaqjen “Si të kesh sukses në biznes pa u përpjekur”.

Shfaqja, e cila do të mbahet pranverën e ardhshme, shënon interpretimin e parë të 20 vjecarit në Nju Jork.

Radcliffe do të luajë një punonjës zyre, i cili ngjitet në krye të një koorporate, në këtë musical satirik që u luajt për herë të parë në Broadway në vitin 1961.

Shfaqja fitoi Cmimin Pulitzer në vitin 1962, duke u bërë një nga 6 shfaqjet që kanë fituar këtë cmim prestigjoz.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›