Ekspozitë për Nënë Terezës, Topalli: Nderim për bamirësen shqiptare
Në sallën ku u mor vendimi që Nënë Tereza të mos lejohej të vinte në Shqipëri dhe është salla, ku u mor vendimi që të mos përmendej emri i Nënë Terezës brenda Kuvendit të Shqipërisë, imazhet e shpirtit të Nënë Terezës 100 vjeçare hynë në triumfalisht prej dëshirës dhe vizonit qytetar të kryetares Jozefina Topalli dhe fantazisë artistike të piktorit Gjovalin Paci. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në praninë ediplomatëve të lartë dhe njerëzve të kulturës vlerësoi se nuk njeh personalitet tjetër të shekullit XX, më të admiruar se Nënë Tereza. Duke vlerësuar punimet ekspozitës, u shpreh se në portretet e Paçit, shihet shpirti i madh i humanistes Nënë Tereza, që simbolizon karakterin e fortë të genit shqiptar".
Ekspozita e titulluar "Nënë Tereza midis qiellores dhe tokësores", piktori i njohur Gjovalin Paci, me një mjeshtëri unike sjell figurën e Nënë Terezës në gjininë e portretit në 80 punime, në teknikat akrilikut, mix, akuarelë dhe kompozime në telajo. Ekspozita përfshin katër cikle : periudha e fëmijërisë së Nënë Terezës, periudha e zgjimit të shpirtit humanitar, periudha e tretë është aksioni i madh humanitar i saj dhe periudha e katërt është ajo që, Gjovalin Paci e quan midis qiellores dhe tokësores.