Radhe te gjata per pasaporta
Drejtori i pergjithshem i Gjendjeve Civile Armand Teliti shprehet se radhet e gjata krijohen edhe per faktin se qytetaret paraqiten ne oraret e mengjesit kur eshte dhe piku nderkohe qe ne oret e mesdites bie fluksi .
Sistemi shqiptar i aplikimit duke qene se eshte i lidhur online me regjistrin kombetar te gjendjes civile ben te mundur qe cdokush mund te aplikoje ne cdo zyre te gjendjes civile prane baneses se tij kudo qe sheh se ka me pak radhe u shpreh Teliti.
Ne te gjithe vendin numerohen rreth 10 mije persona qe alikojne per pasaporta nderkohe qe per momentin prodhohen vetem 3000 pasaporta ne dite. Punonjesit e zyrave te aplikimit punojne sipas orarit zyrtar 8- me 16 por ne disa prej tyre kompania Sazhem ka lene vetem nje punonjese e cila nuk arrin te perballoje fluksin e madh te aplikuesve.