E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radhe te gjata per shperblimin e festave

Tre dite para nderrimit te viteve, shume prej pensionisteve ne qytetin e Fierit ende nuk kane mundur te marrin shperblimin prej 5 mije lekesh te dhene nga qeveria. Pas humbjes se jetes se nje 76-vjecare kater dite me pare, te moshuar te tjere rrezikohen si pasoje e radheve te gjata ne sportele. Mengjesin e djeshem ne te gjitha zyrat postare te rrethit te Fierit, radhet e pensionisteve kane qene te gjata dhe mesohet se prej tre ditesh prisnin pagesen e deklaruar. Ne zyren postare Nr. 3, ne Fier, deri ne mesdite numri i pensionisteve qe prisnin te merrnin shperblimin ishte mbi 200 persona, kurse ne zyren Nr. 4, ishin afro 150 pensioniste. Kurse ne qytetin e Patosit, e vetmja zyre postare, edhe tre dite para nderrimit te viteve numeronte mbi 500 te moshuar ne radhe. Nje nga shkaqet per vonesen dhe numrin e madh te personave ne radhe eshte cilesuar edhe numri i paket i sporteleve dhe mungesa e parave ne disa raste. Sipas arketareve te zyres postare numer 3, mesohet se vetem ne kete pike terheqin pensionet shtate mije te moshuar, kurse ne zyrat e tjera ky numer shkon ne mbi 10 mije persona. Pensionistet tregojne per gazeten

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›