Radio Tirana mbush 87 vjeç, në gjurmët e emrave që bënë histori, sot sjell një mori programesh

Radio Tirana mbush 87 vjeç, një moshë historike që kalon më shumë se gjysmë shekulli. Vite që kanë shënuar në memorien kolektive zëra të njohur që kanë bërë historinë e një medie kaq të dashur për dëgjuesin. Në kërkim të gjurmëve të medias shqiptare, më 28 nëntor të vitit 1938 u inaugurua e para radio në vend.
Sikundër në 87 vite, dashuria për radion është ajo që bashkon të gjithë, të rinj e të vjetër profesionalisht. Me teatrin në mikrofon, radiodramatizimet, transmetimin e të gjitha festivaleve të fundvitit.
“Ne në fakt në spotet tona themi Radio Tirana me dëgjim të parë, por ajo është dashuri për stafin që punon për të. Ishte padyshim me mision kryesor që t’i shërbente dëgjuesit të vet, u shndërrua nga mjet propagande në media publike dhe tentoi vazhdimisht që t’i qasej dëgjuesit për ato që ai kishte nevojë. Asaj i duhet edhe sot një modernizim minimal teknologjik, por sigurisht efektiv dhe mendoj që synimi i saj është që patjetër të vijojë të marrë prej teknologjisë atë që e përsos. Sepse duam apo nuk duam do të shkojmë drejt dixhitalizimit,” u shpreh Ermenita Stafa.
Sot Radio Tirana vijon rrugëtimin, duke ecur në të njëjtat gjurmë parardhëse. Me misionin për të qenë edukative, argëtuese dhe informative. Programet nisin herët në mëngjes për të ndalur hapin natën vonë…
“Ne testojmë me testime qoftë me iniciativa të departamentit, qoftë edhe me të gjitha hapësirat që ofrohen për interaktivitet me të, kur kërkojmë që të bëhet pjesë përmes linjave telefonike, mesazheve në studio.”
Sot, radio vjen si paketë e kompletuar me një medium të gjerë. Si çdo gjë tjetër, edhe ajo është në përmirësim të vetvetes, edhe pse prej saj kanë marrë hov të tjera mediume.
Gazetare: E. Hasanbelli
/rtsh.al/