Radonshiqi për pasqyrën e çmimeve: Nisma të zgjerohet edhe me dyqanet e vogla, efekt në rritjen e konkurrencës

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot reformën “Pasqyra e Çmimeve”, që synon t’u mundësojë konsumatorëve të informohen mbi çmimet e produkteve ushqimore.
Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi thotë se nisma është e mirë, por se vetë bizneset duhet të edukohen.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Radonshiqi u shpreh se nisma duhet të jetë edhe për dyqanet e vogla, dhe jo vetëm për supermarketet. Radonshiqi shtoi se duhet të zbatohet ligji për bizneset që abuzojnë me çmimet.
“Kjo është nismë e mirë, por është më mirë që vetë bizneset të edukohen. Ne kemi përqëndrim të këtyre tregtarëve. Është shumë e rëndësishme që të ketë nisma të tilla kundër abuzimeve me konsumatorin, por edhe të zbatohet ligji. Gjatë luftërave, kemi parë që brenda 24 orësh kanë reflektuar çmimet në supermarkete. Nëse kemi rritje abuzive të çmimeve, duhet të zbatohet ligji. Besoj se do ketë efekt psikologjik, por bizneset i kanë po njësoj çmimet. Mendoj se do ketë efekt presioni për bizneset”, theksoi ajo./abcnews.al