Radovan Karaxhiç kërkon shtyrjen e gjyqit ndaj tij

Ish udhëheqësi serb i Bosnjes, Radovan Karaxhiç, i kërkoi gjykatës së Kombeve të Bashkuara në Hagë që të shtyjë gjyqin e tij për 10 muaj për t'i dhënë atij kohë të përgatitet të mbrohet.
Radovan Karaxhiç
Karaxhiç tha se atij i duhet kohë të lexojë gati një milion faqe të dokumentave të prokurorisë si dhe të intervistojë dëshmitarë të prokurosisë e të palës mbrojtëse.
Autoritetet serbe e arrestuan Karaxhiçin vitin e kaluar pasi u shpëtoi autoriteteve për më shumë se 12 vjet si një prej të akuzuarve më të kërkuar të botës. Kohët e fundit, prokuroria bëri përpjekje për të përshpejtuar procedurat gjyqësore.//lk