Rahmi Memushi dorehiqet nga grupi i Punes per Drejtshkrimin

Anëtari i grupit të punës për drejtshkrimin Rahmi Memushi jep dorëheqjen. I kontaktuar nga abc neës Memushi bën me dije se nuk është dakord me propozimet e bëra nga specialistët për ndryshimet në drejtshkrim . Që në orët e para të mëngjesit një grup gjuhëtarësh nga hapësira mbarëshqiptare janë mbledhur bashkë me dyer të mbyllura për të diskutuar rishikimin e standardit . Në mbledhjen mes akademikëve u diskutuan disa cështje: ajo e drejtshkrimit të zanores ë të patheksuar; e drejtshkrimit të disa fjalëve me l ose me ll; e drejtshkrimit të disa fjalëve që kanë dyshkronjësha dhe e disa fjalëve me togje zanoresh, ua, ue, oo si zooteknik. Si dhe drejtshkrimi i emrave të përveçëm me shkronjë të madhe të disa etnive, ose emrave etnikë si edhe të disa toponimeve. Takim vazhdon edhe nesër në Tiranë.