E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drama Gjaku i Arbrit premiere ne Tirane

“Gjaku i Arbrit”, shfaqja e njohur e autorit Fadil Kraja vjen premierë, në skenën “Shekspir” të Teatrit të Metropolit, mbrëmjen e sotme nga trupa e të rinjve të Gjakovës. Drama e bazuar në besën e Kostandinit, vjen si bashkëpunim me te rinjte e Gjakoves dhe Teatrit te Metropolit, për të shpërfaqur talentet e reja, në kuadër të sloganit, “Një komb, një kulturë, një gjuhë”. Vepra është e ndarë në katër akte, ku secili akt është një dramë më vete. Besa e dhënë është mesazhi I gjithë dramës”, shpjegon regjisori Besfort Berberi. Sipas tij, përzgjedhja e kësaj veprë është bërë për të vetmene arsye; “Ne shqiptarët, kemi harruar traditat tona dhe kemi huazuar shumë tradita nga Evropa, të cilat më shumë po na dëmtojnë shpirtin tonë, popullin tonë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›