E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raikonen, gati lamtumira: Krenar për 3 vitet te Ferrari

Por Raikonen e pret me qetësi lamtumirën. “Me krenari mendoj për rezultatet e arritura, në veçanti për titullin kampion në vitin 2007 dhe për dy titujt për konstruktorë në atë vit dhe në 2008. Në këtë sezon makina nuk ishte konkurruese, megjithatë ia dolëm të fitojmë një garë. Shpresoj që ta mbyllim me një gjë të bukur për t’u mbajtur mend”, tha “Iceman”.

Dhe më tej ai shtoi: “Do të përpiqemi që këtë vit të vështirë ta mbyllim me një rezultat të mirë, duke shpresuar edhe tek vendi i tretë në klasifikimin e konstruktorëve, që na u mor nga Mek Lareni në garën e Brazilit”.

Kimi është i ndërgjegjshëm për vështirësitë që vijnë nga konkurrenca, aq më tepër që titulli kampion tashmë është përcaktuar dhe disa pilotë mund të rrezikojnë disi më tepër. “Kundërshtarët tani të drejtpërdrejtë vazhdojnë të përmirësojnë makinat e tyre, ndërkohë që në kemi të njëjtën makinë që kishim në garën e Hungarisë në muajin korrik”, nënvizoi ai.

Për garën e fundit të sezonit 2008-2009. Finlandezi tha: “Është e vështirë të bëhen parashikime, sepse kjo është hera e parë që garohet në pistën e Yas Marina-s. Nga aq sa kam parë, organizatorët kanë bërë një punë të mirë dhe pista më duket interesante dhe e vështirë. Do të jetë intersante, sepse do ta nisim garën nën dritën e diellit dhe do ta përfundojmë me atë artificiale. Sigurisht që kjo do t’i shtojë diçka spektaklit”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›