Raimond Shala te Partizani

(ALBANIA SPORT) – Raimond Shala (ish-Kastrioti) mund të jetë përforcimi i radhës i Partizanit, Kategoria e Parë. Të kuqtë mbeten skuadra më aktive në merkaton dimërore pasi kanë siguruar shërbimet e Rezart Mahos, Arbër Capos, Ardit Beqirit, Besmir Arifajt, Florian Brahos dhe Klevis Roshit.