E Diel, 1 Nëntor 2026

Rajmonda Bulku si ditën e parë, “besnikja” e përhershme e kinemasë rrëfen të pathënat e jetës së saj

Rajmonda Bulku si ditën e parë, “besnikja” e

Është e çuditshme por sa herë e shikon Rajmonda Bulkun të duket po aq e bukur si ditën e parë kur “trokiti” në familjet shqiptare me filmin “Dimri i fundit”. S’kishte asnjë lidhje me kinemanë asokohe (përveç një fotoje në moshën 1 vjeçare me një biletë kinemaje në dorë). “Nëse sot dëgjon një psikolog që thotë se çfarë i jep fëmijës është destino që ai do të bëhet në jetë, mua prindërit më thonin që edhe pa bërë vitin, ti në kinema rrije pa bërë zhurmë dhe shihje ekranin e madh. Kam qenë 1 vjeç, kemi patur afër kinema “Republikën” që s’është më tani tek rruga e Kavajës dhe më kanë bërë një foto të bukur me biletën e kinemasë”, kujton me nostalgji ylli i kinematografisë shqiptare Rajmonda Bulku.

Gjatë pushimeve të vitit të tretë në gjimnaz (1975), kishte ardhur në Tiranë për të festuar Vitin e Ri dhe rastësisht në rrugën e “Kavajës” para saj ndali një minibus, prej të cilit zbritën e i kërkuan që të bënte një fotografi në ish-Kinostudio. Menjëherë të nesërmen realizoi kinoprovën e parë dhe nisi xhirimet në filmin “Dimri i fundit” (1976) me regji të Ibrahim Muçës dhe Kristaq Mitros… Dhe që nga ai moment e deri më sot (për fat të mirë) kemi patur fatin të kemi një aktore fantastike, me një gamë të gjerë rolesh dhe mbi të gjitha tepër të bukur. Bukuria… A lodhet Rajmonda Bulku duke e dëgjuar nga i madh e vogël këtë kompliment?! “Tani për fat të keq kjo gjë nuk na ka dhënë apo shtuar ndonjë akses më shumë në jetë.

Por jam e lumtur për një gjë, që nëse brezit të para 90-tës u kemi dhënë një ndjesi të mirë artistike apo u ka bërë përshtypje diçka e mirë që kanë parë tek ne, kjo është vlera më e madhe për mua dhe bukurinë time”…. E në fakt pas një filmi të Rajmondës, nuk kishte vajzë apo grua në Shqipëri që mos të qepte një pardesy si të Jonës (personazhi i filmit “Duaje emrin tënd”, apo mos t’i priste flokët si Klara (personazhi i filmit “Dhe vjen një dit딅) “Kur fillon dhe rritesh i kupton disa gjëra dhe të them të drejtën më shumë i kuptoj tani. Ka shumë njerëz që më thonë jemi rritur me imazhin tënd dhe më vjen shumë mirë që ka ndodhur kjo gjë.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e njëzetenjë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Maj dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Mozzik publikon momentin e ëmbël me të birin, gjesti i reperit tërheq vëmendjen

Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve, këtë herë në fokus kozmetika

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›