Rajoni i Kukësit në ngrica

Prej mese dy javësh zonat e thella te Kukësit vazhdojnë te jene pa asnjë lidhje me qendrën e rrethit. Kështu rrugët e komunave Arren, Kalis, Shishtavec, Gryke Çaje e Bushtricë janë te pakalueshme pasi dëbora shkon ne një metër. Ne këto rrethana banoret përdorin kafshët për te transportuar ushqime nga një fshat ne tjetrin. Për shkak te temperaturave shume te ulëta, deri ne ? 10 grade celsius edhe rrugët e qytetit te Kukësit janë te mbuluara nga akulli. Edhe ne fshatrat përreth qytetit, shoferet tregojnë se nevojitet përdorimi i zinxhirëve. Sipas Shtabit te Emergjencave, deri tani nuk ka pasur probleme ne furnizimet me ushqime te popullsisë ne zonat e thella. Pak dite me pare një i ri nga Kruma humbi jetën pasi rrëshqiti ne akull ndërsa po priste dru.
Shpërndaje