E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devijon serish trafiku ne Qendër

Duke filluar nga kjo fundjave, asnjë makine nuk do te hyje ne qendër te Tiranës. Me zhvendosjen e punimeve për transformimin e sheshit, bashkia po aplikon fazën tjetër te devijimit te trafikut. Nga e shtuna e 5 shkurtit, rruga para Bashkisë se Tiranës do te bllokohet. Te gjithë automjetet qe vijnë nga rruga ?Myslym Shyri? do te orientohen ne rrugën ?Abdi Toptani? pranë Drejtorisë se Burgjeve. Njëkohësisht ne këtë skeme është planifikuar hapja e segmentit përpara ?Hotel Tiranës?, ku automjetet qe zbresin nga ?Rruga e Dibrës? mund te kalojnë ne Bulevardin ?Zogu I? apo te zbresin ne ?Rrugën e Durrësit?. Kjo është faza e fundit dhe me e gjate për devijimin e trafikut ne qendër te kryeqytetit. Drejtuesit e Bashkisë deklarojnë se kjo skeme do te aplikohet deri ne përfundimin e punimeve nëntokësore ne shesh, qe parashikohet te përfundojnë pas 4 muajsh. Pavarësisht punimeve dhe ndryshimeve te shpeshta te lëvizjes se automjeteve përreth qendrës, Tirana nuk ka pasur probleme me trafikun. Kjo do te thotë se drejtuesit e mjeteve jo vetëm mund te lëvizin pa problem ne Tirane, duke devijuar qendrën, por duket se janë ndërgjegjësuar se së shpejti sheshi ?Skënderbej? do te jete vetëm për këmbësorët.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›