E Enjte, 5 Nëntor 2026

Raketa më e fuqishme hapësinore e ndërtuar ndonjëherë, “Starship” i SpaceX shpërthen disa minuta pas nisjes nga toka

“Starship” i SpaceX, raketa më e fuqishme hapësinore e ndërtuar ndonjëherë, ka shpërthyer në ajër, menjëherë pas lëshimit në Teksas.

Pati skena të tensionuara ndërsa nisja u ndal dy sekonda, përpara se të jepej miratimi i fundit.

Raketa u ngrit, por kur përforcuesi u përpoq të ndahej, sistemet dështuan dhe SpaceX e shpërtheu për të përfunduar fluturimin e saj.

Fillimisht, raketa duhej të lëshohej të hënën, por u ndalua për shkak të një valvule të ngrirë. Raketa po vihet në provë me besimin se mund të sjellë përfundimisht një epokë udhëtimesh ndërplanetare.

Pronari i SpaceX, Elon Musk, tha se një tjetër përpjekje do të bëhet sërish pas disa muajsh./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›