E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Raketa ruse mbi hapësirën ajrore të Moldavisë, jep dorëheqjen Kryeministrja Natalia Gavrilita

Kryeministrja e Moldavisë Natalia Gavrilita ka dhënë dorëheqjen një vit e gjysmë pas fitores së zgjedhjeve të parakohshme në gusht të 2021. Presidentja e Moldavisë Maia Sandu ka pranuar dorëheqjen e Kryeministres.

“Kam marrë parasysh dorëheqjen e kryeministres Natalia Gavrilita. Sipas procedurave ligjore do të bëj konsultime me fraksionet parlamentare pas dorëheqjes së kryeministrit dhe më pas do të emëroj një kandidat për kryeministër” shkroi Sandu në Facebook.

Nuk dihet ende arsyeja e dorëheqjes, por dyshohet se ka lidhje me raketën ruse e cila kaloi në territorin e Moldavisë. Pak më herët, Ministri i Jashtëm i Moldavisë, Nicu Popescu ka udhëzuar autoritetet që të thërrasin urgjentisht ambasadorin rus, pasi qeveritë e Ukrainës dhe Moldavisë pretenduan se një raketë lundrimi ruse kaloi territorin e Moldavisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›