E Hënë, 2 Nëntor 2026

Raketat izraelite vrasin 11 persona, rrafshohet ndërtesa tetë katëshe në qendër të Bejrutit

Një shpërthim i fuqishëm  në një ndërtesë banimi ka vrarë 11 persona, ndërsa ka plagosur 60 të tjerë  në qendër të Bejruit. Kështu ka bërë me dije mbrojtja civile libaneze, teksa Izraeli çon përpara ofensivën kundër Hezbollahut, grupit të mbështetur nga Irani. Ndërtesa tetë-katëshe u shkatërrua plotësisht nga raketat.

Shkalla e goditjes dhe  fakti që ndodhi pa u paralajmëruar  tregojnë se një figurë e lartë e Hezbollahut mund të ketë qenë objektivi, megjithëse nuk ka pasur asnjë konfirmim nga grupi i armatosur dhe nga ushtria izraelite. Numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet ndërsa puna e kërkim-shpëtimit  në vend vijon.

Sulmi në orët e para të së shtunës u pasua nga të tjera goditje  në qytet. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit lëshuan një urdhër evakuimi për banorët në Bejrutin jugor, të cilët, sipas saj, ndodheshin “afër objekteve të Hezbollahut”. Ndërkohë militantë të Hezbollahut kanë sulmuar  Izraelin me raketa. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›