Raketat në Poloni, Moska: Përpjekje për të provokuar një konfrontim NATO-Rusi

Moska ka mohuar që dy raketat e rëna në kufi të territorit të Polonisë dhe i morën jetën 2 personave të jenë hedhur prej saj. Ajo i cilëson këto si provokime për të nxitur një konflikt dhe konfrontim NATO-Rusi dhe rrit mundësinë e një lufte botërore.
“Lajmi i qarkulluar mbrëmjen e djeshme për gjoja rënien e raketave ruse në Poloni ishte një përpjekje për të “provokuar një konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak midis NATO-s dhe Rusisë, me pasoja për të gjithë planetin”, tha zëvendës i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Dmtry Polyansky.
Edhe nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Dmitry Medvedev tha në twitter se ajo që ndodhi në Poloni “rrit mundësinë e shpërthimit të një lufte botërore”.
“Historia e sulmit me raketa ukrainase në një fermë polake dëshmon vetëm një gjë: Perëndimi, me luftën e tij hibride me Rusinë, rrit gjasat e shpërthimit të një lufte botërore”, shkroi Medvedev në Twitter.
Edhe presidenti i SHBA, Joe Biden u shpreh se raketat ndoshta nuk ishin qëlluar nga Rusia. Më herët, presidenti polak Andrzej Duda tha se “me shumë mundësi ishte një raketë e prodhuar nga Rusia”, por nuk kishte asnjë provë konkrete se kush e gjuajti atë dhe incidenti ishte një herë”.
/rtsh.al/