Trump: Do kandidoj sërish për President në vitin 2024

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se do të kandidoj për President në zgjedhjet e 2024 duke shtuar se “rikthimi i Amerikës fillon pikërisht tani”.
Nga Mar-a-Lago në Florida, Trump tha se “Ne duhet të shpëtojmë vendin tonë, ne jemi një komb në rënie”. Deklarata e Trump vjen pasi disa kolegë republikanë e fajësojnë atë për performancën e dobët të partisë në zgjedhjet afatmesme të javës së kaluar.
“Për miliona amerikanë, dy vitet e fundit nën drejtimin e Joe Biden kanë qenë një kohë dhimbjeje, vështirësie, ankthi dhe dëshpërimi. Për ta bërë Amerikën sërish të madhe dhe të lavdishme, sonte po shpall kandidaturën time për president të Shteteve të Bashkuara”, tha Trump.
Trump paraqiti dokumentet në Komisionin Federal të Zgjedhjeve duke deklaruar zyrtarisht kandidaturën e tij për president dhe duke krijuar një llogari për mbledhjen e fondeve.
Ndërkohë, jashtë Mar-a-Lago, mbështetësit u mblodhën për të valëvitur flamujt e Trump 2024.
Oferta e zotit Trump për Shtëpinë e Bardhë vjen ndërsa ai po hetohet në disa fronte, duke përfshirë një hetim të departamentit të drejtësisë për heqjen e dosjeve të shënuara të klasifikuara nga Shtëpia e Bardhë në Mar-a-Lago në fund të presidencës së tij.
Trump u bë presidenti i parë ndonjëherë që u fajësua dy herë, megjithëse demokratët e Kongresit u penguan në përpjekjen e tyre për ta hequr atë nga detyra nga republikanët e Senatit.
Edhe presidenti Joe Biden, i cili mundi zotin Trump dy vjet më parë, ka thënë se ai mund të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2024.
/rtsh.al/