Raketat ruse godasin restorantet në qytetin ukrainas, të paktën 3 të vrarë dhe 22 të plagosur

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur pas një sulmi nga raketat ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk.
“Një restorant dhe një zonë tregtare në qendër të qytetit janë dëmtuar pas sulmeve. Njerëzit mund të jenë të bllokuar nën rrënoja”, tha ministria e brendshme e Ukrainës, sipas BBC.
“Kjo është qendra e qytetit. Këto ishin vende publike të ngrënies të mbushura me civilë. Forcat ruse kanë shënjestruar gjithashtu një fshat aty pranë. Ata goditën një restorant,” tha këshilli i qytetit të Kramatorsk.
Aktualisht në vendngjarje janë duke u zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit.
Ky sulm vjen pasi presidenti Volodymyr Zelensky tha se kundërofensiva e Ukrainës po përparonte në të gjitha frontet.
/rtsh.al/