E Diel, 1 Nëntor 2026

Rakipi: Kriza politike të zgjidhet nga aktorët

Përfaqësuesi i Institutit të Studimeve Ndërkombetare, Albert Rakipi ka deklaruar se institucionet europiane dëshirojnë që krizën politike ta zgjidhin vetë aktorët në vend.

“Ndërhyrja e ndërkombëtarëve nuk është vetëm një fenomen për Shqipërinë. Në rastin e Shqipërisë, perëndimi nuk deshiron të ketë të njëjtën shkallë ndërhyrjeje si shumë vite më parë”, theksoi Rakipi. Sipas tij, pas zgjedhjeve nuk ka pasur një rast të qartë për manipulimin e zgjedhjeve dhe opozita e ka ngritur zërin me vonesë.

“Nuk ka pasur një rast të qartë apo një ngjarje për ndërkombëtarët që të kishte një lloj shqetësimi”, theksoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›