Hidrocentralet, Prifti prezanton projektin

Projekti koncensionar që do të realizohet nga 2 kompani private, kompania norvegjeze “Statkraft-AS” dhe ajo austriake “EVN-AG”.
Nga këto tre hidrocentrale kapaciteti i prodhimit të energjisë elektrike pritet të rritet me 20 përqind. Sipas ministrit Prifti, kjo energji do të jetë 100% e paster dhe do të ndikojë pozitivisht në zonën e Devollit.
“është një investim që siguron një kapacitet shtesë për Shqipërinë, për prodhimin e energjisë. Një investim që do sigurojë 3 mijë të punësuar gjatë ndërtimit dhe pastaj disa qindra gjatë operimit. është një energji 100% e rinovueshme, që e bën vendin tonë kampion në këtë fushë”, ka deklaruar Prifti.
Zona ku do të ndërtohen hidrocentralet mbulon pjesën e lumit të Devollit mes qytetit te Maliqit, në qarkun e Korcës dhe fshatit Banje në qarkun e Elbasanit.
Kaskada e parë do të përbëhet nga tre hidrocentralë, hidrocentrali Lozhan-Grabove, prej 160 Më, hidrocentrali Skenderbegas-Cekin 114 Më dhe hidrocentrali Banje 45 Më.
Ngritja e hidrocentraleve mbi kaskadën e Devollit pritet të përfundojë në një periudhë 6-7 vjecare, por për një periudhë më të shkurtër pritet te hidhet energji në rrjet.