Ralf Rangnik sulmon Amorim dhe Junajtid: Tani janë dukshëm më keq!

Ralf Rangnik mendon se Mançester Junajtid është dukshëm më keq tani edhe pse ka marrë një trajner të ri si Ruben Amorim dhe ka shpenzuar miliona euro në merkato. Por trajneri austriak mendon se klubi ende ka një mundësi për të shpëtuar sezonin.
“Junajtid është ende në garë për të fituar Ligën e Europës dhe nëse arrin të bëjë diçka të tillë mund të themi se e shpëton sezonin pasi kualifikohet në Champions. Unë mendoj se ata po luajnë keq pasi ekipi nuk është ndërtuar në bazë të preferencave të trajnerit. Ai luan me pesë ose tre mbrojtës ndërsa Junajtid ka një ekip që luan me katër”, tha 66-vjeçari.
Në sezonin 2021-2022 Ralf Rangnik drejtoi Junajtidin për 29 ndeshje ku mori 11 fitore, 9 barazime dhe po kaq humbje.