Rally i Princeshave, kur rruga ka "padrone" femrat
TIRANE-Nëse një vit më parë shihej si një iniciativë e guximshme, këtë herë do të jetë ndryshe. Të dielën, në Shqipëri do të organizohet për herë të dytë Rally i Princeshave, një garë ku "padrone" të rrugës janë vetëm femrat. Bota e garave automobilistike tradicionalisht mendohet si burrërore, por tradita e nisur në Paris në vitin 1929 u ka rezistuar kohërave. Shumë vende të botës e kanë traditë tashmë atë që fillimisht u quajt "Paris Saint-Raphael Ladies Rally" dhe kësaj liste i shtohet tanimë edhe Shqipëria, me të paktën 100 vajza që synojnë të shpalosin aftësitë në timon. Duket çudi, por një nga organizatoret kryesore të garave Rally në Shqipëri, si Motorcross apo "4X4", është një femër: Julinda Dhame. Kjo garë është vërtetë e veçantë në llojin e saj, pasi është eventi i vetëm i motorsportit në Shqipëri, i menduar dhe i krijuar posaçërisht për femra, sipas shijes së tyre. Organizatorët e Rally Albania kanë bërë të ditur se pjesëmarrja është e hapur çdo garuese, e cila ka një patentë të vlefshme dhe dokumenta të rregullta të makinës. Një vit më parë, Rally i Princeshave u konceptua më shumë në formën e një parade pilotesh femra dhe në fakt, kjo lloj gare nuk bazohet në shpejtësi, por në arritjen sa më afër të një kohe të paracaktuar, e cila ndryshe njihet edhe si "Target Time".
Itinerari
Rally i Princeshave nuk do të jetë gara e zakonshme "rrugë pa rrugë", që ka si qëllim vlerësimin e aftësive për të drejtuar një makinë në zona të vështira apo të zotësisë për të lexuar saktë navigacionin. Këtu gjërat kanë tjetër koncept dhe qëllim. Makinat e regjistruara për garë do të grumbullohen të gjitha në sheshin para Pallatit të Kongreseve, ku do të ndërtohet edhe harku i startit. Bulevardi Dëshmorët e Kombit do të shënojë pikën e startit, ndërsa si destinacion të parë do të jetë Elbasanin, për t'u kthyer më pas sërish. Nisja e makinës së parë bëhet në orën 11.00, ndërsa e fundit në 11.45. Organizatorët kanë bërë të ditur se nuk do të lejohen mbi 50 ekipe në garë, ndërkohë që një ekip është i përbërë nga dy femra dhe një makinë. Në fund, do të ketë edhe një ndarje çmimesh, që do të bëhet në prani të mediave. Përpos kësaj, është e qartë se Rally i Princeshave është një bashkim i pasionit, elegancës dhe sportivitetit të femrave, siç është edhe slogani i organizatorëve. Megjithëse një sport i ri në Shqipëri, i nisur në vitin 2006, Rally ka patur një përhapje çuditërisht tepër të shpejtë, duke treguar se shqiptarët janë jo pak të apasionuar pas aventurave dhe sporteve të vështira. Gara "4X4", më e forta e këtij sporti, tashmë ka gjetur edhe një shtrirje ndërkombëtare, duke qenë se në të marrin pjesë edhe shumë pilotë nga vende të tjera.
(d.b/BalkanWeb)