“Delina” sjell në teatër botën e rapsodive e legjendave
TIRANE-Një mjedis i hershëm arbëror. Në mes dallojmë Delinën, Arbanin, Shotin. Ata janë të lidhur me një miqësi te fortë nga fëmijëria deri në moshën e rinisë, çaste kur lind dashuria e madhe e të dy vëllezërve për Delinën - njëkohësisht dhe xhelozia mes tyre. Pjesë legjendash, copëza eposi, grimca kulture që na vijnë jo përmes fjalëve, a këngës, por përmes gjuhës së trupit, baletit. Ky do të ishte vetëm sfondi i fillimit të Baletit "Delina", që vjen pas 46 vitesh në Teatrin e Operës dhe Baletit. Një balet nga Agron Aliaj me muzikë të çesk Zadejës dhe skenografi e kostume të Taulant Pustinës, tingujt muzikorë na përcillen përmes dirigjimit të Bujar Llapajt, ndërsa në rolet kryesore janë Enada Hoxha, Gerd Vaso, Ledia Sulaj, Elton Merja, Evis Nallbani, Dion Gjinika, Elona Nallbani, Fatjon Lito, Endri Shkoza, Eva Seraj, Isida Mollaymeri, Erisa Gina, Jonida Onuzi, Rovena Shqevi, Elona Dervishi, Adela Muçollari, Greta Hushi, Julind Dervishi etj. Një punë që ka filluar prej disa kohësh, një balet që i mungon prej pothuaj gjysmë shekulli skenës sonë, vjen tashmë në datat 5, 6 dhe 7 mars, në orën 19:00 në TKOB.
Legjendat
Të gjithë kthejnë vështrimin drejt legjendës së Norës së bukur, që lind në mes të shkreptimave dhe të dramës së madhe ku i ati vret nënën që i lindi vajzën. Nora rritet jetime, e bukur dhe e fortë. Delina, Arbani, Shoti kthejnë kokat pas dhe para tyre si në vegim shfaqet për të kaptuar larg, Doruntina e hipur mbi kalë bashkë me të vëllain, Kostandin. Mes vegimesh legjendare dramatike lartësohet dueti i dashurisë së dëlirë të Delinës dhe Arbanit. Shoti vuan. Sa lind dashuria e dëlirë, ajo përgojohet nëpër thashethemet e fjalëhapësve që në festën e pranverës përfitojnë nga maskat. Të dashuruarit presin që dielli të ndrisë dhe t'i ngrohë me shkëlqimin e tij të zjarrtë. Kryefjalëhapësi e josh Shotin me dhurata e pasuri, vetëm që ai të kalojë mërzinë: "Ka vajza të tjera të bukura. E kush nuk e dëshiron Shotin, kreshnikun e maleve!" Papritur, fjalëhapësi transformohet në Mbret të Detit dhe fton Shotin ta ndjekë nga pas në mbretërinë e ujit, ku shpirti i tij do të qetësohet mes sirenave dhe bukurive të papara të fundit të detit. Shoti fton Delinën dhe Arbanin ta ndjekin. Njëra pas tjetrës vallëzojnë shtojzovallet e ujit dhe sirenat, e në mes tyre Shoti lumturohet. Libreti është ndërtuar në një ndërthurje te personazheve, simboleve dhe zhvillimeve që ndodhin në botën e rapsodive dhe legjendave arbërore, të cilët zbërthejnë veti të larta të një kulture autentike e të lidhur drejtpërsëdrejti me faktorët historikë dhe ata të konstitucionit shpirtëror. Këto legjenda kanë lënë gjurmë të pashlyeshme përmes krijimtarisë artistike të popullit, shprehje e shijes së hollë estetike, e përgjithësimit historik të lashtë sa ekzistenca e tij. Brenda unitetit të motiveve dhe personazheve legjendarë gërshetohen tri prej tyre. Ngjarjet e dashurisë së madhe të dy vëllezërve, Arbanit dhe Shotit për të bukurën Delinë; "Rikthimi i Doruntinës" për të mbajtur besën; Nora që lindi vajzë "kundër dëshirës" se përbetuar të atit që e donte djalë deri në marrëzi, dhe që e transformoi vajzën në trimëreshë.
(d.b/BalkanWeb)