E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama- Berisha perballen per Piramiden

Te ulur serish ne nje tryeze per ndertimin e Kompleksit te ri Parlamentar Sali Berisha dhe Edi Rama kane pasur te paren perplasje publike te drejtperdrejte. Kryeministri ka bere te qarte se godina e re e Kuvendit do te zevendesoje piramiden e cila do te shembet. Ndersa opsioni i Rames ne cilesine e kryebashkiakut ka qene mbivendosja.

Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Larte marrin teresisht kete ndertese e cila diten e pavaresise e tutje do te quhet pallati i drejtesise tha kryeministri Sali Berisha. Ne rast se eshte fjala per te ndertuar nje Parlament te ri aty ku sot gjendet piramida une dhe ne jemi dakord. Me kushtin qe kjo gje te behet ashtu sic e ben bota me nje konkurs nderkombetar me arkitekt te njohur me nje juri nderkombetare me propozime serioze qe e vendosin ata tha Rama.

Jo zoteri do prish varrin une sepse ai eshte atje ku eshte nuk ka kocka skemi te bejme me ndonje problem tjeter tha Berisha. Ka nje vendim te Gjykates Kushtetuese i cili ju ndalon ju te merrni vendime per te prishur cfaredo qofte ne kete qytet dhe ngarkon ne menyre eksplicite pushtetin vendor per te marr vendime te tilla tha Rama.

Dy oret e debatit ne komisionin shteteror per piramiden perfunduan ne tone te ndezura per te kaluaren e dy rivaleve pozicionet respektive kundrejt dikatorit Hoxha. Kur te kam perballe nuk ma tregon dot ti Enver Hoxhen ta perseris. Ku jeton dot pa Enverin ti tha Rama. Po pse per kultin e Enver Hoxhes do pyeten qytetaret po nuk do ofendoj qytetaret.Ti po heq abonete dhe nuk po pyet gjimnazistet. Dhender i ri me mendime te reja vijoi Berisha.

Pas 2 oresh komisioni miratoi vendimin per te ftuar studiot e huaja qe do ndertojen godinen e re e cila do te jete gati ne 2012 fondi do te jete gati ne buxhetin e vitit qe vjen.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›