E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunimi i varreve ne Boboshtice policia dhe prokuroria nisin hetimet



Artan CENA
KORCE - Dhunimi i varreve dhe djegia e kurorave me lule te vena gjate ceremonise per perkujtimin e luftes greke dhe festen e clirimit te Greqise nga minoritaret kane cuar nje grup hetimor ne Boboshtise te Korces. Uniforma blu dhe prokuroret e qytetit juglindor kane nisur hetimet ne lidhje me keto ngjarje. Sic eshte bere e ditur gjate dites se djeshme nje grup hetimor eshte nisur drejt Boboshtices per te mbledhur fakte rreth pretendimit te banoreve se u jane dhunuar varret nga ndertimi i memorialin ne nderim te ushtareve greke te rene gjate luftes me Italine. Per keto incidente ka reaguar dhe prefekti i Korces Andrea Mano. Ai ka denuar aktin e djegies se kurorave me lule ndersa ka thene se nuk eshte vertetuar plotesisht se poshte betonit ku eshte ngritur kryqi ka varre te vjetra qe u perkasin banoreve te fshatit.
PREFEKTI
Prefekti i qarkut te Korces Andrea Mano ka reaguar dje ne lidhje me ngjarjet e fundit te ndodhura ne fshatin Boboshtice. Ne nje konference per shtyp prefekti Mano ka theksuar se nuk eshte vertetuar ende nese poshte betonit ka varre dhe nuk ka marre asnje konfirmim nga komuna ne lidhje me kete ceshtje. Sipas tij po behen hetime ne lidhje me kete ngjarje dhe ne perfundim te ketyre hetimeve do te kete edhe nje deklarate zyrtare. Prefekti i Korces denoi djegien qe iu be kurorave qe u vendosen dy dite me pare nga perfaqesues te Konsullates Greke te OMONIA-s dhe shume grekeve ne memorialin ne nderim te ushtareve greke te rene ne lufte me Italine. Mano tha se djegia e kurorave perben nje akt te denueshem dhe se autoret do te dalin shume shpejt para organeve pergjegjese.
I pyetur per dhunimin e varreve 200-vjecare te shqiptareve ne zone per ngritjen e memorialit grek Mane mohoi qe te kete pasur ankesa se ka ndodhur nje veper e tille ne zone. Gjithsesi jam duke verifikuar - tha prefekti i Korces. Mano ka deklaruar se nuk eshte vertetuar ende nese poshte betonit ka varre dhe nuk ka marre asnje konfirmim nga komuna ne lidhje me kete ceshtje. Prefekti tha se po behen hetime ne lidhje me kete ngjarje dhe ne perfundim te ketyre hetimeve do te kete edhe nje deklarate zyrtare. Mano mendon se veprimi i disa individeve nuk mund te tensionoje marredheniet mes dy vendeve.
HETIMET
Mesditen e djeshme nje grup i prokurorise dhe policise ka shkuar ne Boboshtice ku ka nisur hetimet per dhunim varresh. Hetimet kane nisur pas ankesave te bera nga banoret e fshatit te cilet akuzojne se memoriali per ushtaret e vrare greke eshte ndertuar mbi varret e vjetra te tyre. Reagim ka pasur dhe nga komuna kryetari i se ciles ka deklaruar se ky eshte nje ndertim pa leje dhe se duhet te shembet. Lajmi per hetimet eshte konfirmuar gjate dites se djeshme dhe nga prokurori i Korces Perparim Vukaj. Ai tha se pas verifikimit do te nise procedimi penal per demtimin e varreve qe banoret e Boboshtices pretendojne.

Djegia e kurorave te OMONIA-s
Nuk ka kaluar shume kohe nga homazhet qe u bene ne Memorialin e ushtarit grek ne Boboshtice me rastin e festes se clirimit te Greqise kur zjarri perfshiu kurorat e vendosura aty. Kurorat e vendosura dy dite me pare nga OMONIA Konsullata Greke dhe dhjetera vizitore qe mberriten me autobuse nga Greqia jane djegur nga persona ende te panjohur. Mesohet se policia ka nisur hetimet rreth rastit.

Maskat vjedhin kazinone marrin parate e xhiros
SARANDE - Nje vjedhje e permasave te medha eshte regjistruar naten duke u gdhire dita e djeshme ne qytetin e Sarandes. Pre e hajduteve ka qene casino elektronik Astra e cila ndodhet ne qender te qytetit ne rrugen e dyte. Roja i kazinose ka njoftuar per persona te panjohur qe kane hyre ne objektin e tyre dhe kane vjedhur shumen e te hollave qe ndodhej ne arken e kazinose. Menjehere ka shkuar ne vendngjarje grupi hetimor i cili ka nisur hetimet. Sipas deshmive te dhena nga punonjesit e kazinose mesohet se dy persona te maskuar dhe me arme ne dore kane hyre normalisht ne mjediset e kazinose dhe me armen ne drejtim te tre punonjesve qe ndodheshin ne kazino u kane kerkuar atyre qe te mos leviznin nga vendi dhe jane drejtuar nga arka ku mbahej shuma e lekeve qe ishin depozituar nga puna e dites se diel. Nga hetimi dhe deshmia e punonjesve doli se hajdutet e maskuar kane marre ne arken e kazinose nje shume prej 670 mije lekesh ndersa ende po punohet per identifikimin e autoreve.

Mungojne avokatet procesi Gerdeci shtyhet serish
TIRANE - Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane ka shtyre per te disaten here seancen e radhes per ceshtjen Gerdeci me 29 te pandehur. Shkak per shtyrjen e seances u be mungesa e avokateve. Ndersa seancen e kaluar ka qene shkak per shtyrje mungesa e gjyqtares Famira Hajdari. Shtyrja qe iu be dje seances eshte disata pasi gjyqi per Gerdecin njeh shume te tilla ne procesin e gjate qe ka nisur prej vitit te kaluar. Dy seanca me pare shkak per shtyrje u be arrestimi i nje prej avokateve te ceshtjes pasi akuzohet per korrupsion. Aktualisht ky proces eshte fokusuar ne shqyrtimin e provave te prokurorise kunder te pandehurve te cilet akuzohen si pergjegjes per ngjarjen e ndodhur me 15 mars 2008 ne fshatin Gerdec te Tiranes ku si pasoje e nje shperthimi ne ish- fabriken e demontimit te municioneve luftarake humben jeten 26 persona ndersa u plagosen dhjetera te tjere. Ceshtja Gerdeci eshte nje nga me te medhate ne historine gjyqesore te pas viteve 90 jo vetem per nga numri i madh i te pandehurve por edhe i deshmitareve mbi 300 te tille.

Pranga shqiptarit dyshohet per vrasje gjate grabitjes
MILANO - Nje shqiptar eshte arrestuar ne Itali pasi eshte i dyshuar per nje vrasje te kryer gjate nje grabitjeje te ndodhur ne nje sallon lojerash fati. Sic behet e ditur policia italiane ka vene ne pranga nje 39-vjecar shqiptar i cili akuzohet per vrasjen e nje te riu italian gjate nje grabitjeje ne nje salle lojerash ne Bari. Ne pranga eshte vene Agron Allemeta lindur ne Tirane e banues prej disa vitesh ne Milano. Sipas policise italiane se bashku me nje shtetas rumun 39-vjecari ka hyre per te vjedhur ne nje salle lojerash me 14 mars dhe pas perplasjeve me arme ka vrare nje 23-vjecar italian. Arrestimi i shqiptarit eshte bere i mundur fale deshmise se disa qytetareve. Ne momentin kur karabinieret italiane do te benin arrestimin Allmeta ka tentuar te arratiset por eshte kapur e tashme ndodhet ne burgun e Milanos.

Zhduket prej 12 ditesh nje student nisin kerkimet
KORCE - Nje student i vitit te dyte ne Korce eshte zhdukur ne menyre misterioze prej 12 ditesh. Rigels Backa nga fshati Verlen i Devollit eshte zhdukur pa lene gjurme nderkohe qe familjaret e kane denoncuar rastin ne polici. Forcat e rendit kane nisur kerkimet per te gjetur studentin e zhdukur prej ditesh. Ende nuk ka asnje piste rreth zhdukjes misterioze te te riut. Policia mesohet se ka marre ne pyetje shoket e djalit te zhdukur te cilet kane dhene informacionet qe dinin per te. Mesohet se denoncimi eshte bere dy dite me pare nga familjaret kur djali nuk u ka shkuar ne shtepi per fundjave. Deri mbremjen e djeshme policia nuk kishte ndonje informacion ne lidhje me kete zhdukje nderkohe qe kerkimet vazhdojne.

Gjendet i vdekur nje 53-vjecar hetohet ne disa pista

MIRDITE - Nje 53-vjecar eshte gjetur i vdekur ne ane te autostrades Milot-Rreshen. Viktima eshte gjetur nga kalimtare te rastit bejne te ditur burime zyrtare te Policise se Mirdites. Ai eshte Mark Gjoka nga fshati Munaz i rrethit te Mirdites. Te njejtat burime thane se Gjoka eshte gjetur rreth 500 metra larg baneses se tij ndersa familjaret kane treguar ne polici se ai ishte larguar nga banesa qe ne mengjes. Viktima u gjet rreth ores 2030 te dy diteve me pare dhe sipas policise ai eshte goditur me mjete te forta ne koke. Ekspertet i kane perqendruar hetimet ne pisten e hakmarrjes per shkak te konflikteve te meparshme te Gjokes. Megjithate nuk perjashtohet as pista e perplasjes aksidentale nga ndonje makine. Viktima eshte baba i pese femijeve.

2 Nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›