E Hënë, 2 Nëntor 2026

Virusi i “Syrit të Gjakosur”, eksperti në Londër: S’ka raste të konfirmuara në Europë

Virusi Malburg i njohur si “Syri gjakosur” u ka marrë jetën 15 personave në Ruandë, ndërsa ekziston edhe shqetësimi se mund të përhapet edhe në vende të tjera.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Jetë shqiptare”, eksperti i shëndetit publik në Londër, Leidon Shapo tha se nuk ka asnjë rast të konfirmuar jo vetëm në Britani, por as në Europë.

Duke mos e konsideruar një virus të ri, pasi është identifikuar që në vitin 1967, eksperti sqaron se nuk ka shpejtësi të madhe përhapje dhe se ndodh vetëm në raste kontaktesh të ngushta. Virusi vjen nga lakuriqët e natës, teka eksperti sqaron se edhe rastet në Ruandë janë të izoluar dhe bëhet fjalë për disa punonjësit në një minierë, që kanë patur kontakte me kafshën, apo mbetjet e tyre.

“Në Londër ende nuk ka të konfirmuar në mënyrë zyrtare. Ky është një virus që nuk është i ri pasi fillimisht është identifikuar në vitin 1967 në një laborator, fillimisht në Malburg ku punëtorët punonin pa u mbrojtur me një kampion gjaku dhe elementësh të lakuriqit. U infektuan dhe pati vdekshmëri të lartë. Faktikisht njihet si “Ethet fatale hemorragjike”.  

Rastet në Ruando që shikojmë tani nuk janë të çuditshme pasi kemi parë edhe më parë. Tek të infektuarit ka raste fataliteti që variojnë edhe me raportin 9 nga 10 që humbin jetën.

Transmetueshmëria është e ngjashme me atë të lijës së majmunit. Nuk ka shpejtësi të madhe përhapje dhe ndodh vetëm në rast të ngushta kontakti. Po të vemë re në rastin e Ruandës ku kemi 15 humbje jete që nga fillimi i tetorit me 166 infeksione në total. Këto kanë ndodhur tek punonjësit në minierë të cilët hasen në kontakt me lakuriqët e natës apo mbetjet  e tyre.

Ajo që bën që OBSH t’i bjerë alarmit nuk është fakti që mund të hidhet kollaj nga vendet afrikane drejt Europës, por se mjetet mbrojtëse janë  të pakta. Është vetëm një vaksinë. OBSH do që  të arrijnë sigurimin e mos përhapjes së infeksionit. Nuk ka asnjë rast të konfirmuar në Britani dhe në Europë”, tha eksperti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›