E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Agjencia Kombëtare e Turizmit mirëpret vizitorët në të gjitha pikat hyrëse të vendit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke theksuar se Shqipëria vijon të mirëpresë vizitorë nga e gjithë bota gjatë sezonit turistik.

Në postimin e tij, Rama bën të ditur se Agjencia Kombëtare e Turizmit është e pranishme në të gjitha pikat hyrëse të vendit, ku u ofron turistëve harta, guida dhe materiale informuese për t’i ndihmuar të njohin destinacionet dhe përvojat që ofron Shqipëria.

“Mirëmëngjesi dhe ndërsa Shqipëria vijon të mirëpresë vizitorë nga e gjithë bota, Agjencia Kombëtare e Turizmit është e pranishme në të gjitha pikat hyrëse të vendit, me harta, guida dhe materiale informuese që i ndihmojnë të zbulojnë bukuritë dhe përvojat që ofron Shqipëria, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›