Rama: Ambiente të reja për 930 nxënësit e gjimnazit “Myslym Keta” në Kombinat

TIRANË, 17 maj/ATSH/ Gjimnazi “Myslym Keta” në Kombinat është drejt përfundimit, duke ofruar mjedise të reja me standarde bashkëkohore për 930 nxënës dhe mësues.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga ambientet e reja të kësaj shkolle, e cila financohet nga Bashkimi Europian.
“Këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe Programit të Rindërtimit, arritëm të përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e objekteve arsimore në të gjithë vendin”, u shpreh kryeministri Rama.
Punimet po kryhen falë programit EU4School, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP.
Projekti përfshin zgjerimin e kapaciteteve me klasa të reja, një palestër të re dhe një bibliotekë bashkëkohore.
Palestra po rindërtohet me kushtet më të mira. Biblioteka e re dhe klasat shtesë do të bëjnë që gjimnazi “Myslym Keta” të jetë një institucion arsimor me standarde të larta.
1 nga 12/m.m/r.e/