Wisner në Vlorë, njihet me projektet e mbështetura nga SHBA

TIRANË, 17 maj /ATSH/ I Ngarkuari me Punë në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, David Wisner dhe stafi i ambasadës udhëtuan në Vlorë këtë të premte për të vizituar Këndin Amerikan, ku u takuan me udhëheqës të rinj të përfshirë në programe STEM dhe kundër dezinformimit, mësimin e gjuhës angleze dhe aktivizmin për çështjet mjedisore.
Ai pati gjithashtu mundësinë të shihte rezultatet e nismës “AI for Good”, e cila përdor inteligjencën artificiale për të adresuar nevojat e komunitetit lokal, si dhe iu bashkua Klubit të Ambasadorëve të Natyrës Vlorë në plazhin e pyllit të Sodës për të mësuar rreth përpjekjeve të tyre në mbrojtjen e mjedisit.
Gjatë qëndrimit në Vlorë, Wisner u takua me zyrtarë nga qendra psiko-sociale “Vatra” të mbështetur nga ambasada, e cila ofron shërbime të rëndësishme për viktimat e trafikimit dhe dhunës në familje.
Ai u takua gjithashtu me kryebashkiakun Ermal Dredha si dhe me drejtorin Rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Glodian Ahmetaj për të ritheksuar rëndësinë e llogaridhënies dhe transparencës drejt objektivit të reformës në drejtësi, si dhe partneriteteve për përmirësimin e përpjekjeve vendore për zbatimin e ligjit.
1 nga 14