Rama-Arvizu Forcim bashkepunimit

Kryeministri Edi Rama ka takuar pasditen e së mërkurës në zyrën e tij ambasadorin amerikan Alexander Arvizu, me të cilin ka rikonfirmuar vazhdimin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-SHBA.
Në përfundim të takimit, Rama ka deklaruar se Shqipëria ndan të njëjtat vlera me Amerikën dhe ka theksuar se aleanca mes dy vendeve është e padiskutueshme. “Takimi konfirmoi përkatësinë tonë të plotë në vlerat e Shteteve të Bashkuara, besnikërinë tonë ndaj SHBA si aleati më i madh strategjik dhe padyshim ndjenjat e miqësisë tonë me popullin amerikan, të cilit i jemi pranë”, ka thënë Rama. “E garantova ambasadorin se vitet Takimi konfirmoi përkatësinë tonë të plotë në vlerat e Shteteve të Bashkuara, besnikërinë tonë ndaj SHBA si aleati më i madh strategjik dhe padyshim ndjenjat e miqësisë tonë me popullin amerikan
Edi Rama
Kryeministër i Shqipërisë e këtij mandati do të jenë vite të forcimit të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka theksuar kryeministri. Nga ana e tij ambasadori Arvizu ka vlerësuar gatishmërinë e ofruar nga Rama dhe ka premtuar se qeveria amerikane do ta asistojë administratën e tij për realizimin e axhendës së reformave. “Kam kënaqësinë të uroj kryeministrin Rama në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për qeverisjen e re. Kemi një afërsi të marrëdhënieve tona dhe rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Amerikës për të asistuar administratën për axhendën ambicioze të reformave”, ka thënë Arvizu. Diplomati amerikan i akredituar në Tiranë i ka sugjeruar kreut të qeverisë që t’i kushtojë prioritet integrimit evropian dhe ka vlerësuar prirjet e treguara prej tij për stabilitet në Ballkan. “Qeveria e re të fokusohet tek statusi i vendit kandidat dhe anëtarësimi tërësor i vendit në BE. Ne kemi besim të plotë se qeveria e kryeministrit Rama do të jetë gjithashtu e angazhuar për stabilitet dhe paqe në rajon”, ka shtuar Arvizu. Më herët gjatë ditës kryeministri Rama takoi presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, takim gjatë të cilit e vuri theksin tek forcimi i bashkëpunimit dypalësh si dhe tek rëndësia e integritetit territorial të Maqedonisë për Shqipërinë. / Top Channel