Rama: Barrikadë pushtetit deri sa të hapen kutitë
Gjatë fjalës së tij, kreu i kësaj partie Edi Rama deklaroi se fati i kësaj beteje për mbrojtjen e votës së lirë nuk varet në duart e atyre që vodhën votat, siç i quajti Rama- por në duart e popullit.
Ai tha më tej, se më 20 nëntor në Tiranë do të bëhet barrikatë njerëzore përballë pushtetit të manipulimit dhe korrupsionit elektoral. “Në 20 nëntor në Tiranë, për të parë votën tonë, më 20 nëntor më Tiranë për të hapur kutitë e votave tona, më 20 nëntor në Tiranë për ta çliruar votën tonë nga presioni i deformuar i këtij shteti të bërë njësh me pushtetin. Në 20 nëntor në Tiranë, sepse ky pushtet nuk vendos dot për ne, sepse ne shumica e popullit nuk kemi vendosur për të dhe nëqoftëse Sali Berisha do të kërkoj ta mbaj forcërisht mbyllur në burgun e kutive të votimit vendimin sovran të shumicës së popullit, ne do ta përballim Sali Berishën dhe pushtetin e hajdutëve të votës me pushtetin e sovrantitet të popullit”, tha Rama para dhjetëra personave të mbledhur.
Ai shtoi më tej, se nuk kërkonte të përmbyste me dhunë pushtetin, por që zgjedhjet e 28 qershorit dhe çdo element i paligjshëm që lidhet me to të hetohet nga Parlamenti, për të mos u përsëritur më kurrë, në radhë të parë duke i hapur kutitë e votimit në sytë e gjithë Shqipërisë.
Gjatë këtij takimi, Rama tha se së fundi, shqiptarët janë dëshmitarë të një marrëveshje aspak transparente të qeverisë shqiptare me Greqinë, për hapësirën detare. Në fund të fjalimit, Rama tha se protestat do të vazhdojnë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
“Ne do të vazhdojmë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë protestën tonë, për t’u ritakuar më 20 nëntor në Tiranë, në një manifestim të madh, në një manifestim të forcave të popullit sovran kundër pushtetit të atyre që duan të qëndrojnë kundër dëshirës dhe jashtë vullnetit të sovranit”, përfundoi shefi i partisë më të madhe në opozitë.