Forcat ushtarake të Shqipërisë dhe Kosovës bashkohen në paradë

Parada ushtarake po organizohet në sheshin “Skendërbej”. Të pranishëm janë krerët e shtetit përfshirë Komandantin e Përgjithshëm të Forcave Ushtarake të Shqipërisë, Bujar Nishani.
I pari që e mori fjalën ne kete ceremoni ishte Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndër të tjera kujtoi se Kosova është vend i pavarur dhe sovran, ka Forcën e saj të Sigurisë moderne, që është gati të ruajë paqen kudo në botë, ndërsa permendi që secili prej nesh duhet ta ndjejë veten krenar që është pjesë e NATO-s.
Pas tij ishte Kryeministri Sali Berisha i cili ngriti lart figurën e shqiptarëve në këto 100 vite shtet.
"Këtë vit ne nderuam të rënët, të gjithë ata që na sollën pavarësinë dhe lirinë në Shqipëri dhe Kosovë. Lavdi të rënëve të kombit shqiptar", tha Berisha.
Me një fjalim me doza të larta patriotizmi, shefi i Qeverisë shqiptare vlerësoi kontributin e të gjithë burrave dhe grave të këtij kombi që ngriten lart flamurin tonë kuqezi.
Pritet torta gjigante në Tiranë
Në Tirane festimet kane vazhduar me prerjen e tortes gjigante prej 14 tonesh, te vendosur ne sheshin Skenderbej.
Ishte Kryeministri Sali Berisha, homologu i tij kosovar Hashim Thaçi, presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga dhe kryetari i Bashkisë se Tiranes Lulzim Basha ata te cilët ndane edhe copat e para te kësaj torte për te pranishmit.
Nderojnë Heronjtë e Kombit
Përfaqësues të shtetit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë kanë marrë pjesë në ceremoninë e heronjve të kombit.
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe ajo e Kosovë Ahtifete Jahjaga, dy kryeministrat Sali Berisha dhe Hashim Thaçi dhe dy kryetarët e parlamenteve Jozefina Topalli dhe Jakup Krasniqi kanë vënë buqeta me lule pranë statujës “Nëna Shqipëri”.
Ngritet Flamuri në Vlorë - Gëzuar 100 vjetorin
Ceremoni madhështore në Vlore me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ngritja e flamurit në shenjë simbolike në këtë ditë të shënuar mblodhi në Vlorë krerët e shtetit dhe politikës shqiptare, ndërsa në shesh ndodhen me qindra e mijëra qytetarë jo vetëm nga Vlora dhe qytetet rrotull, por nga të gjitha trojet shqiptare.
Festa e madhe e Pavaresise eshte kthyer ne nje dite pelegrinazhi per te gjithe ata qe ndihen patriote, atdhedashes qe e duan dhe e nderojne token tone. Ashtu sikurse nje shekull me pare, edhe sot ne Vlore kane ardhur 'delegatet' nga qarqet e Shqiperise, por edhe nga Kosova. Disa prej tyre madje e kane nisur prej ditesh rrugetimin me kuaj dhe kane mberritur ne Vlore ne kete dite te madhe.
Ne menyre simbolike Presidenti i Shqipërisë dhe kryetari i Bashkise se Vlore kane prere torten gjigante te pergatitur me kete rast.
Nderkohe ajo qe bie ne sy eshte qendrimi prane njeri-tjetrit i Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit te opozites Edi Rama, te cilet shoqerohen edhe nga Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci. E pranishme ne kete dite te madhe per te gjithe shqiptaret eshte edhe Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga.
Në fjalën e rastit, Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpetim Gjika deklaroi ne kete dite te shenuar se te gjithe duhet te ecim perpara, te kete bashkim vellazeror ne te gjithe spektrin e ngjyrave, bashkim zemrash, vullnetesh dhe fuqish te pashterrura.
"Vlora jone ka arsye te ndihet krenare, si qyteti qe e mbajti frymen e gjalle te ndjenjes se lirise. Te gjithe ne shqiptaret kemi arsye te ndihemi krenare qe Ismail qemali ishte nje politikan i urte, nje burre i mencur. Ne jete te jeteve u nderofte emri dhe figura e tij!", tha Gjika.
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ne fjalen e tij pershendeti te gjithe bashkekombasit ne kete dite te madhe per gjithe shqiptarine."Kane provuar te na e cjerrin, grisin flamurin dhe nuk e kemi lejuar, kane dashur ta zhdukin, por ne e kemi sjelle perseri, kane dashur ta ndryshojne, por nuk kane arritur ta ndryshojne apo ta mposhtin. Ja ku e kemi sot kete flamur krenar. Historia e vendit tone deshmon qarte per gjakun e derdhur, per sakrificat e shumta per te sjelle pavaresine dhe lirine", u shpreh Nishani. Kreu i shtetit tha se kete 100-vjetor ne vjelim punen dhe kontributin e atyre burrave dhe grave te nje shekulli me pare qe na sollen Pavaresine, ndaj figura e tyre do te mbetet e ndricuar nder vite. /tch/