Rama: Bëjmë zero taksat e ushqimit për popullin. Berisha ju uli kokën
Tepelenë- Kreu Partisë Socialiste, Edi Rama në një miting të mbajtur mbrëmë në Tepelenë u kërkoi banorëve votën për tu çliruar nga pushteti i korrupsionit që rrënoi shqiptarët. Rama premtoi një Rilindje të vendit duke thënë se do të vendosë në punë fshatin shqiptar.
Rruga e prodhimit të ushqimit për popullin, për fshatin. Zero taksat e ushqimit për popullin. Do të heqim taksën e sëmundjes që katragjyshi me antiplumb i vuri ilaçeve,-tha Rama.
Kryesocialisti u ndal edhe tek premtimet e pambajtura të kryeministrti Berisha kur tha: Do sillte knoë e Ali Pashës nga Turqia në Shqipëri, e në fakt i uli kokën Tepelenës, Përmetit, Gjirokastrës duke mos jua ndërtuar kurrë rrugët që merituat. Ndaje gjithë Shqiëpria do tja heqë kokën pushtetit të korrupsionit, të një grushti njerëzish që varfëeruan tërë popullin shqiptar, për tu pasuruar për vete,-tha Rama.
“…ne do të bëjmë të mundura ato gjëra që padrejtësisht 20 vjet i janë bërë të pamundura këtij populli, së bashku ne do të rimëkëmbim ekonominë, do të hapim 300 mijë vende të reja pune, do të ulim taksat për 95% të shqiptarëve, do të çojmë ujin në çdo familje dhe në çdo parcelë, do të pesëfishojmë financimin e shtetit për bujqësinë dhe për blegtorinë…”,-tha Rama.
Rama u kërkoi të votojnë PS-në: Vota juajqarkut më të harruar, braktisur, varfëruar do të shkojë tek numri i bekuar i çlirimit, tek 29-ta, për të çliruar energjinë e jashtëzakonshme të këtij populli të marrë peng e për ti hapur rrugë rilindjes, tha Rama duke vënë theksin se do të jetë në krah të shqiptarëve në çdo moment.